
SHKODËR- Ngrohja në shkolla vijon të jetë problem. Rasti i fundit është ai në shkollën 9-vjeçare, Shkodër ku një prej mësueseve ka ngritur shqetësimin se sasia e lëndëve drusore nuk ështe e mjaftueshme për të gjitha klasat. Në denoncimin e saj në JOQ mësuesja thotë se viteve të mëparshme drutë iu kanë mbërritur që në tetor dhe kanë qenë të mjaftueshme për 3 muaj.
Mësuesja gjithashtu ka ndarë dhe foto nga sasia e druve për 22 klasa të shkollës.
Denoncimi i mësueses:
Pershendetje, jam nje mesuese nga shkolla Skenderbej, Shkoder. Doja te ngreja nje problem per ngrohjen e shkollave .Sot me datë 30 erdhën për herë të pare drute per ngrohjen e 22 klasave. Kaq eshte sasia per nje klase. Llogarite qe jane krejt të lagura dhe mund te ndizen ne mars. Vitet e tjera jemi furnizuar qe ne tetor me sasi te mjaftueshme per tre muaj.
Kjo nuk është hera e parë që stafi akademik apo prindërit e fëmijëve ngrejnë shqetësimin për ngrohjen në shkolla. Në disa prej tyre mungon fare sistemi i ngrohjes, ndërsa në disa të tjera nxënësit vijojnë të ngrohen me soba druri.