
TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra, gjyqtarin Bari Shyti. Me këtë vendim KPA, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë më herët nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. KPK e shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Adminsitrative të Apelit tre vjet më parë.
Teksa hyntë në sallën e KPK në vitin 2021, gjyqtari Shyti u prit me protesta jashtë institucionit nga disa qytetarë, të cilët e akuzonin për korrupsion. Anëtarët e KPK gjetën probleme sa i përket pasurisë dhe profesionalizmit tek Shyti.
Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Apelit Administrativ./ZËRI