Aktualitet

Probleme në Kukës nga moti i keq, dhjetëra fshatra pa energji elektrike

Akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa vijon puna për kriposjen e rrugëve nga ekipet e emergjencave.

E.K
Probleme në Kukës nga moti i keq, dhjetëra fshatra pa energji
Foto ilustruese

KUKËS- Pushojnë reshjet e dëbores në Kukës, por raportohet për rrugë të bllokuara dhe fshatra energji elektrike. Ndërsa temperaturat e ulëta kanë bërë që në rrugët e qytetit dhe të lagjeve të krijohen ngrica. Akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa vijon puna për kriposjen e rrugëve nga ekipet e emergjencave.

Ndërkohë, në bashkinë Has janë të bllokuara rrugët e fshatrave Nikoliq dhe Vlahen, ndërsa rruga Krumë Cahan kalohet me vështirësi. Në tropojë nuk ka rrugë të bllokuara. Probleme me energjinë raportohet të ketë në: Njësinë Administrative Arrën, Surroj, Topojan, Ujmisht, Kolsh, Bushtricë, Grykë-Çajë dhe Kalis. Njësia Administrative Gjinaj bashkia Has dhe Njësia Administrative Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Margegaj, Tropojë e vjetër, bashkia Tropojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB