
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur këtë të shtunë hetimet në lidhje me dhunën brutale e ushtruar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja, Bilbil dhe Jashar Maja në Fushë Krujë, nga fisi Rraja.
Raportohet se Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve; Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta. Ata do të akuzohen për veprat penale ‘Plagosje të lehtë me dashje’ dhe 'kanosje'.
DOSJA E PROKURORISË:
Në dosjen e Prokurorsë së Tiranës, referuar ngjarjes së rëndë që la të shokuar opinionin publik thuhet se për shkak të dëmtime të marra, rezulton se Jashar Maja ka humbur përkohësisht aftësinë për punë por që goditjet nuk kanë qenë fatale dhe me rrezik për jetën. Sipas organit të akuzës në trupin e Jashar Majës u konstatua plagë në lëkurën e kokës si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mbrojtëse, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve që kanë sjellë s’i pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
Të njëjtim pretendim Prokuroria ngren dhe në rastin e kushërirt të Jashar Majës, Bilbil Majës. Në doisjen e Prokurorisë thuhet në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës, pa dëmtime të indit trunor, plagë në lëkurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë si dhe shembje të indeve të buta të kokës dhe të trupit, dëmtime të shkaktuar me mjet të fortë mprehës, që nuk kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit dhe si të tillë hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve, që kanë sjellë si pasojë humbje të aftësisë së përkohshme për punë, në masën mbi nëntë ditë.
HISTORIA E DHUNËS NË BORIZANË
Dhuna e ushtruar ndaj familjes Maja më 6 korrik, tronditi vendin. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës. Pas ankesave, fisi Rraja shkuan në një lokal dhe i dhunuan pa pushim me shkopinj në trup e kokë, madje i drejtuan edhe armë zjarri. Videoja u bë publike dhe në kërkim janë shpallur Rexhep Rraja djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe vëllai i tij, Xhelal Rraja. Të tjerët janë identifikuar si Flamur Rraja, Klajdi Rraja, Edison Meta dhe Përparim Rraja. Në qeli po qëndrojnë Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja, ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës./Zëri.ai