Aktualitet

Prokurorja e çështjes thërret familjarët e viktimës në Pogradec

Sot, Prokurorja e Pogradecit ka thirrur sot për të marrë në pyetje familjarët e 42-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u dhunua barbarisht nga 29-vjeçari Denis Meçe.

k.m.
Prokurorja e çështjes thërret familjarët e viktimës
Egli Proga

POGRADEC- Vazhdon hetimi për vrasjen e 42-vjeçarit Eglantin (Egli) Proga. Sot, Prokurorja e Pogradecit ka thirrur sot për të marrë në pyetje familjarët e 42-vjeçarit, i cili humbi jetën pasi u dhunua barbarisht nga 29-vjeçari Denis Meçe. Autori i vrasjes makabre, Denis Meçe, i cili dhunoi për vdekje Egli Pragën, rezultoi të jetë nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gora.

Ndaj familjarët e viktimës, babait të dy fëmijëve, hodhën akuza për manipulimin e rrethanave të ngjarjes dhe tentativave për të fshehur të vërtetën. Policia e Pogradecit mohoi akuzat duke deklaruar se nuk kanë fshehur ngjarjen, por një hetim ka nisur për kryepolicin e Pogradecit, Elton Halili. 

Egli Proga ndërroi jetë të shtunën, si fillim ngjarja u raportua si aksident, ku u tha se viktima humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në rrugë./ZËRI

Poll

MOS HUMB