Aktualitet

Protesta e opozitës dje te Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës, nën hetim 8 persona

Të gjithë ishin dje në protestën e opozitës, e cila u zhvillua para Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës.

k.m.
Protesta e opozitës dje te Kryeministria dhe Bashkia e Tiranës,
Foto ilustruese

TIRANË- Procedohen penalisht tetë persona në Tiranë. Të gjithë ishin dje në protestën e opozitës, e cila u zhvillua para Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës. Të proceduarit, janë vënë nën hetim pasi kanë hedhur flakadanë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, si dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme kundër punonjësve të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, këta specialistë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB