
VLORË-Banorët e Vlorës janë ngritur në protestë këtë të dielë kundër projektit të ujësjellësit, i cili prek lumin e Shushicës. Sipas banorëve lumi është i vetmi burim jetese për këto zona, pasi nga ky ujë vaditin tokat, bagëtia pi ujë, por dhe një atraksion turistik për bukurinë e zonës dhe pastërtinë që ky ujë ka.
Me pankarta në duar me sloganin “Larg duart nga Shushica”, për të kundërshtuar projektin e ndërmarrë, ata i kanë bërë thirrje kryeministrit që ta shikojë këtë projekt prej 9.5 milion euro dhe ta ndali si investim.
Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon. Protesta ka vazhduar prej më shumë se një ore tek ura e Laskos në Kuç e shoqëruar edhe me reshje shiu./ZËRI