
FUSHË KRUJË- Një protestues që ka dalë sot të bllokojë autostradë Thumanë-Kashar ka parashtruar kërkesat e tij dhe të banorëve të tjerë. Në një prononcim për SYRI TV, protestuesi thotë se ata duhet të kenë akses në rrugë, siç është parashikuar në projektin fillestar.
Ai deklaron për se pavarësisht prezencës së policisë apo dhunës, do të vazhdojnë të protestojnë për të drejtat e tyre. Qytetari thotë se janë të gatshëm të paguajnë për punimet, mjafton që kryeministri të japë lejen.
“Ajo ç'ka ne si banorë kemi kërkuar është të zbatohet projekti, projekti në fazën fillestarë të tij ka parashikuar të ketë hyrje-dalje në Fush-Krujë por edhe ne Thumanë. Kto hyrje-dalje që janë parashikuar, janë hequr nga projekti fillestar është bër nje projekt tjetër i ri. Me sa duket projekti është vetëm përfitimi i qeverisë. Nuk është parashikuar që të kenë akses qytetarët e Krujës, Thumanës, Nikles, Fushe-Krujës, ku në total janë rreth 80 mijë banorë. Pra 80 mijë banore përjashtohen nga rruga vetëm të vidhet taksa e rrugës. Ne i kemi parashtruar kërkesat tona tek Ministria e Infrastrukturës dhe tek kryeministri Edi Rama. I kemi kërkuar vetëm të bëhet hyrje dalja me pagesë siç është trau më para dhe në Rinas. Ne i kemi dhënë dhe një zgjidhje që nëse qeveria nuk ka fonde, nuk ka para, jemi vendosur vetë si biznese të paguajmë të hapim rrugën vetëm qeveria të japë lejen,”- u shpreh qytetari.
Për herë të katërt, banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë në protestë në aksin Thumanë Kashar. Ata kërkojnë që të kenë akses në rrugë për vete dhe bizneset e tyre. Protestuesit kanë bllokuar anët e autostradës Thumanë-Kashar.