Aktualitet

Precedentët/ Pse janë arrestuar prindërit në SHBA dhe Serbi, po 'dajat&tezet' e Azgan Mërnicës?

A duhet që të kërkohet edhe ndaj tyre llogari, të hetohet së paku roli që ata kanë pasur në këtë tollovitje 4 ditore të Policisë së Shtetit nëpër Fier?

k.m.
Precedentët/ Pse janë arrestuar prindërit në SHBA dhe Serbi,
Azgan Mërnica

TIRANË- “Azgan, të vdes tezja për ty. Po të luajti njeri atje…,"-kaq mund të dëgjohej nga familjarët e Azgan Mërnicës në videon që ata vetë regjistruan teksa 23-vjeçari futej në makinë për t'u dorëzuar më pas në ambientet e Policisë së Shtetit. Deri më sot, edhe pse ka dyshime të forta se ose e kanë ndihmuar në arrati Azganin, ose e kanë fshehur vetë që të mos gjendej nga Policia, asnjë prej tyre nuk është thirrur për të dhënë llogari. Duke nisur që nga e para nëna e vrasësit, e cila dëshmoi gjithë ngjarjen por kurrë nuk e denoncoi të birin deri tek të afërmit e tjerë. Kryesisht daja dhe tezja që mesa duket ishin "streha" e paprekshme e të riut. Por a duhet që të kërkohet edhe ndaj tyre llogari, të hetohet së paku roli që ata kanë pasur në këtë tollovitje 4 ditore të Policisë së Shtetit nëpër Fier?

Bota ka shembuj që ka ndodhur!

Kur 15-vjeçari amerikan Ethan Crumbley i mori jetën 4 nxënësve në shkollën e mesme të Oxford-it në 2021, për gjyqtaren Cheryl Mattheës nuk kishte fajtor vetëm Ethan-in por edhe prindërit e tij. Edhe ata u dënuan me 10 vite heqje lirie për vrasje të pavullnetshm, pra konsideroheshin si shkaktarë të krimit.

Shumë afër Shqipërisë, edhe në Serbi, ka ndodhur një rast i tillë. Në gjyqin që po zhvillohet të Beograd, Serbi po gjykohen edhe prindërit e adoleshentit të  akuzuar për vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e 6 të tjerëve. 13-vjeçari Kosta Kecmanoviç, vrau pa mëshirë dhe tashmë prindërit e tij përballen me akuzat për një "veprim të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme" për dështimin e për të mbajtur në një vend të sigurtë armën e zjarrit që u përdor nga adoleshenti për tragjedinë. 

Për Azganin, asgjë? Minimalisht ta kishin denoncuar për armëmbajtje pa leje, e ndoshta vrasja e efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia nuk do të ishte vrarë. Ndoshta për të tjera nuk mbajnë përgjegjësi pasi Mërnica është madhor, por nuk duhet ta kishin mbrojtur, suportuar dhe siguruar që asgjë nuk do i ndodhë. Një denoncim larg dhe do të kishin kursyer jetën e një njeriu, por edhe të djalit të tyre që tashmë jetën e tij do ta kalojë në burg./ZËRI

Poll

MOS HUMB