Aktualitet

'Pse nuk e "bletë" Euro2024?'/ Alfred Peza: Dhamë ofertë shumë të mirë, fitoi kush pagoi më shumë

Në raportimin që vetë Peza ka bërë në Komisionin e Medias dhe Edukimit, tregon se në fakt RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot.

k.m.
'Pse nuk e "bletë" Euro2024?'/ Alfred Peza: Dhamë
Alfred Peza

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i RadioTelevizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka dhënë shpjegimin se përse RTSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të Futbollit, "Euro2024". Në raportimin që vetë Peza ka bërë në Komisionin e Medias dhe Edukimit, tregon se në fakt RTSH ka bërë një ofertë të mirë dhe konkurruese, por nuk e fituan dot. Kjo, pasi "rivalët" kishin ofruar më shumë. 

PJESË NGA RAPORTIMI:  

Ilir Topi: Pse RTSH nuk i blen paketat sportive? Kushtojnë në fillim, por vetëm me reklamat, fiton para. Do të ishte i rëndësishëm për publikun...

Alfred Peza: Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese. Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit "free", e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin "free"./ZËRI

Poll

MOS HUMB