
ITALI- Detaje të reja janë bërë publike nga mediat italiane në lidhje me 27-vjeçaren Vanessa Ballan, e cila u vra me thikë nga 41-vjeçari kosovar, i identifikuar si Bujar Fandaj. Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të italianes. Tetë goditje, gjashtë të thella dhe dy sipërfaqësore, vranë Vanessa Ballan , gruan shtatzënë 27-vjeçare.
Në rezultatet e siguruara nga mediat italiane, rezulton se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor.
Ndërkohë para se të vritej 27-vjeçarja shtatzënë është rrahur barbarisht nga Fandaj. Nga ekzaminimi u konstatuan mavijosje në kokë dhe fytyrë, si dhe disa plagë në duar, të cilat besohet se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur. Ndërkohë prokurori Michele Permunian, urdhëroi që gjatë autopsisë t'i bëhej testi i atësisë për fëmijën që Vanessa ishte në pritje. Dyshimi është se Fandaj mund të jetë babai.
Vrasja ndodhi në via Fornasette, në Spineda, një fshat i Riese Pio X. E reja u godit me thikë shtatë herë në hyrje të banesës së saj, nga Bujar Fandaj, teksa raportohet se ajo e kishte denoncuar më parë autorin për përndjekje. Alarmi u ngrit nga një fqinj, i cili njoftoi menjëherë policinë. Vanessa ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë.
/ZËRI