Aktualitet

Publikohet DOKUMENTI i Gjykatës së Janinës, gjyqtarja Irena Gjoka u dënua në Greqi

Dokumenti, i cili është në gjuhën greke, përmban dënimin e Irena Gjokës (atëherë të quajtur Irena Maneku) me burg që më pas është konvertuar në gjobë.

I.F
Publikohet DOKUMENTI i Gjykatës së Janinës, gjyqtarja Irena Gjoka
Irena Gjoka

TIRANË- Disa dokumente janë publikuar që vërtetojnë se Irena Gjoka, gjyqtarja e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentash. Dokumenti, i cili është në gjuhën greke, përmban dënimin e Irena Gjokës (atëherë të quajtur Irena Maneku) me burg që më pas është konvertuar në gjobë.

“Meqënëse nga gjithë procedura, dokumentat që u lexuan dhe diskutimi i çështjes u provua se (shkrim dore) e pandehura në datën 24.12.2002 u kap, gjatëë kontrollit të pasaportës, në posedim të pasaportës shqiptare me numin 10XXXXX që ishte e falsifikuar dhe konkretisht ishte e ndryshuar me ndërhyrje VISA në faqen 17 përsa i përket afatit të vlefshmërisë, me dijeninë e mbajtëses. Si rrjedhojë duhet që e pandehura të shpallet fajtore për këtë vepër”, thuhet në një pjesë të dosjes së dënimit të caktuar nga gjykatësit Adhriani Lambropulu, kryesuese dhe Jeorjios Petinarelis dhe Hrisula Dhanxera antarë.

Publikohet DOKUMENTI i Gjykatës së Janinës, gjyqtarja Irena Gjoka
Dënimi

Vendimi mban datën 7 Korrik 2005 dhe sqaron në detaje ngjarjen, kur Irena Gjoka/ Maneku është kapur me pasaportë të falsifikuar nga policia greke një ditë para krishtlindjeve, në 24 Dhjetor 2002.

“Për këto arsye e giykon të pandehurën në mungesë dhe e deklaron atë fajtore sepse: në datën 24.12.2002, në orën 15:30 në Kakavijë të Janinës, në kontroll pasaporte u kap të mbajë dokumenta udhëtimi të falsifikuara dhe konkretisht në vendin dhe kohën e mësipërme posedonte pasaportën e Shqipërisë me nr. 106XXXX, e cila ishte ndryshuar kështu: Tjetërsim VISA në faqen 17 te pasaportës përsa i përket afatit të vlefshmërisë dhe rrjedhimisht pasaporta e mësiperme provohet se është e falsifikuar”.

Publikohet DOKUMENTI i Gjykatës së Janinës, gjyqtarja Irena Gjoka
Dënimi
Publikohet DOKUMENTI i Gjykatës së Janinës, gjyqtarja Irena Gjoka
Dënimi

Gjykata e Janinës e ka dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë 1.500 euro, plus shpenzimet e gjyqit. Por më pas gjykata, ka llogaritur rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ka vlerësuar gjendjen e te pandehurës duke e konvertuar dënimin në një pagesë monetare prej 4,4 Euro në ditë.

Formulari i vetëdeklarimit të Irena Gjokës

Në formularin e vetëdeklarimit Gjoka ka mohuar që ndaj saj të kishte pasur ndonjë dënim. Gjoka, ka shërbyer në GJKKO si nënkryetare, por me funksionet e kryetares për shkak të vakancës.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë ditës së sotme ka publikuar dokumentet që sipas tij vërtetojnë dënimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykata e Janinës dhe rrjedhimisht bëjnë vendimet e saj ndaj ish-kryeministrit të pavlefshme.

Të njëjtën gjë pretendoi edhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, i cili depozitoi në Gjykatën e Lartë disa prova se dënimi ndaj tij është i pavlefshëm, pasi Gjoka është dënuar me parë./ZËRI

Poll

MOS HUMB