Aktualitet

Publikohet FOTOJA e Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit që vrau Alfred Dedjan

Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

F.m
Publikohet FOTOJA e Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit që vrau
Julian Gjoshi

TIRANË- Personi që shikoni në foto është Julian Gjoshi, 27 vjeç që është shpallur në kërkim për vrasjen e Julian Dedjas. Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës. Emri i tij ka dalë dhe në dosjen e arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Gjoshi përmendet në momentin që vihet në pranga pasi efektivët e policisë i gjejnë një armë zjarri në automjet. Për rrjedhojë, Hajri kërkon ndihmën e Jurgis Çyrbjas për lirimin e Gjoshit.

Publikohet FOTOJA e Julian Gjoshit, kunatit të Altin Hajrit që vrau
Julian Gjoshi

Julian Gjoshi shkoi këtë pasdite në lokalinnë Ndroq ku ndodhej Alfred Dedja me disa miqtë e tij.  50-vjeçari kur e ka parë, është ngritur dhe është afruar ta përqafonte. Por, në këto çaste, 27-vjeçari e ka qëlluar me dy plumba, pa i folur fare.

Më pas, Julian Gjoshi ka hipur në mjetin “Mercedes Benz”, tip “ML” dhe është larguar në drejtim të Shijakut. 27-vjeçari është në kërkim nga policia. Pista kryesore e hetimit është prishja e pazareve të drogës.

Poll

MOS HUMB