Aktualitet

Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës LGBTQ, shoqërohet në Polici aktivisti Andrea Bregu

Ai pretendon se aktiviteti i këtyre organizatave synon fëmijët shqiptarë dhe shkatërrimin e familjes tradicionale.

F.I
Publikoi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës
Avokati Altin Goxhaj dhe aktivisti Andrea Bregu

TIRANË-Aktivisti Andrea Bregu është shoqëruar sot në Komisariatin e Policisë së Tiranës, pas një postimi në “Facebook” ku ai publikoi një databazë me të dhëna mbi pagat e drejtuesëve dhe anëtarëve të shoqatës së komunitetit LGBTI+. Vetë Bregu me anë të një video krah avokait Altin Goxhaj ka njoftuar se ndodhej në Komisariat pas publikimt të pagave.

Ai pretendon se aktiviteti i këtyre organizatave synon fëmijët shqiptarë dhe shkatërrimin e familjes tradicionale. Aktivisti thekson se thirrja në polici ka për qëllim ta frikësojë dhe ta ndalojë të flasë më tej. Nga ana tjetër avokati Goxhaj shprehet se ligji në bazë të të cilit po hetohet Bregu është futur në fuqi në mënyrë të dyshimtë dhe se kallëzimi ndaj tij përbën presion për të heshtur denoncimet ndaj organizatës së LGBT.

Ndërkohë ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend në seancën e 6 nëntorit me 77 vota pro të Partisë Socialiste dhe 36 vota kundër. Projektligji kaloi vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita votoi kundër./ZËRI 

Poll

MOS HUMB