Aktualitet

Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, Prokuroria Kukës procedon penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë

Dy drejtorët u arrestuan një ditë pas ngjarjes për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, lidhur me rrethanat e aksidentit.

zh.ll
Punonjësi humbi jetën pasi e zuri korrenti, Prokuroria Kukës
pamje nga vendgjarja ne tropoje

KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka proceduar penalisht drejtorët e Bashkisë Tropojë pas humbjes së jetës së punonjësit në shtyllën e ndriçimit dhe plagosjes së dy të tjerëve. Dy drejtorët u arrestuan një ditë pas ngjarjes për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë, lidhur me rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ndodhi teksa katër punonjës të bashkisë po punonin për vendosjen e ndriçimit në një rrugë. Gjatë punës, shtylla që po vendosej humbi ekuilibrin për shkak të peshës dhe ra në kontakt me telat elektrikë, duke e përcjelljë rrymën te punonjësit. Për pasojë, 59-vjeçari Muhamet Sylisuf humbi jetën në vend, ndërsa 3 punonjësit e tjerë u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, u ndaluan shtetasit N.Gj. Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit dhe shtetasi G.H., teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë, nën akuzë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ parashikuar nga nenet 248 dhe 289 të Kodit Penal.

Shtetasit në fjalë u ndaluan në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, të regjistruar pas ngjarjes së ndodhur në Fshatin Bujan, Bashkia Tropojë.

Në këtë zonë, në datën 08.09.2026, punonjësit e bashkisë M.S., A.D., I.D. dhe A.A., duke montuar një shtyllë të ndriçimit rrugor kanë bërë kontakt me përcjellësit elektrik dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi M.S., dhe janë dëmtuar punonjësit e tjerë, A.D., I.D. dhe A.A.

Poll

MOS HUMB