
DIBËR- Qarku i Dibrës vijon të jetë i "mbërthyer" nga moti i keq me reshje të dendura dëbore dhe ngrica. Raportohet se Bulqiza së bashku me Njësitë Administrative janë ende pa energji elektrike. Ndërkohë rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara dhe pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë së Matit. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Dhe Burreli po përballet me vështirësi. Disa Njësi Administrative janë ende pa energji elektrike ndërsa disa rrugë vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora. Më e rëndë sitiuata paraqitet në Macukull.
Bulqizë
Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë. Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë. Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë. Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë bashkë me njësitë Administrative.
Klos
Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Mat
Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore./Zëri.ai