Aktualitet

Qarku i Shkodrës në “luftë” me flakët, situatë problematike në Malin e Tërbunit në Pukë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e banesave dhe zonave të banuara.

zh.ll
Qarku i Shkodrës në “luftë” me flakët,
zjarri ne malin e terbunit

SHKODËR- Qarku i Shkodrës vijon të jetë në “luftë” me zjarret, teksa disa vatra mbeten aktive në zona të ndryshme. Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, forcat operacionale kanë vijuar ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e banesave dhe zonave të banuara.

Vatra aktive vijojnë të jenë në disa zona të qarkut. 

Zjarri vijon të jetë aktiv në Bardhaj–Myselim, në Shkodër, duke djegur sipërfaqe pyjore. Mjetet zjarrfikëse ndodhen në terren, pranë banesave, për të parandaluar përhapjen dhe riaktivizim të vatrave. 

Zjarri vijon të jetë aktiv në Mnelë të Madhe, në Bashkinë Vau Dejës. Era e fortë favorizon flakët dhe përhapjen e tyre, ndërëa forcat në terren janë të angazhuara kryesisht për mbrojtjen e zonës së banuar.

Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Naraç, ku situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave.

Pukë situata paraqitet problematike, në Malin e Tërbunit. Sipas autoriteteve, era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa vija e flakëve shtrihet në mbi 10 kilometra në kurorën pyjore, megjithëse nuk raportohet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në Fushë-Arrëz, një vatër e shuar dhe një tjetër aktive. Zjarri është shuar plotësisht në Kulumri, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim për të parandaluar ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Ndërkohë, në Iballë–Fierzë, zjarri vijon aktiv në një terren të vështirë dhe të paaksesueshëm, duke kufizuar ndjeshëm mundësinë e ndërhyrjes nga toka.

Forcat zjarrfikëse, ushtria, shërbimet pyjore dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë në terren për përballimin e situatës, me fokus kryesor mbrojtjen e banesave dhe banorëve. Autoritetet po monitorojnë vazhdimisht vatrat aktive dhe po koordinojnë ndërhyrjet, ndërsa kushtet e motit dhe era e fortë mbeten faktorë që mund të ndikojnë në përhapjen e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB