Aktualitet

Qëlloi me pistoletë drejt banesës së gruas së tij dhe familjarëve të saj, në kërkim 28-vjeçari nga Kukësi

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre, efektivët gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

k.m.
Qëlloi me pistoletë drejt banesës së gruas së tij dhe
Pamje nga videoja

KUKËS- Një 28-vjeçar nga fshati Shtiqen është shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri (pistoletë), në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj. Pas marrjes së njoftimit, Policia ka vendosur në pranga babanë e të riut, i cili fshehu gëzhojën dhe tentoi që të pengonte zbardhjen e ngjarjes. Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e tyre, efektivët gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

NJOFTIMI I PLOTË:


Kukës

Qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, me qëllim kanosjen, shpallet në kërkim 28-vjeçari. Arrestohet babai i tij, pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës për këtë rast. Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 1 herë, 28-vjeçari. Në vijim, në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.

Menjëherë pas njoftimit se me qëllim kanosjen, 1 shtetas kishte qëlluar 1 herë, me armë zjarri pistoletë, në drejtim të banesës së bashkëjetueses së tij dhe familjarëve të saj, në fshatin Bicaj, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i këtij rasti shtetasi B. H. (A)., 28 vjeç, banues në fashtin Shtiqen, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë babai i 28-vjeçarit, shtetasi B. A., 54 vjeç, sepse duke fshehur gëzhojën, tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me rastin, si dhe sepse gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB