Aktualitet

Qytetarët 2104 ankesa për gjyqtarët në 3 vite, ILD propozon 3 shkarkime

Masat disiplinore të propozuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ishin “Shkarkim nga detyra”, për 3 gjyqtarë; “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë jo më të gjatë se një vit” për 5 gjyqtarë dhe për 1 gjyqtar u propozua masa disiplinore “Vërejtje publike”.

f.t
Qytetarët 2104 ankesa për gjyqtarët në 3 vite, ILD propozon
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar shqyrtimin e mbi 2100 ankesa të bëra për gjyqtarët në vitet 2017-2020. Nga stoku i trashëguar prej 2104 ankesash janë arkivuar 2080 ankesa, 14 ankesa janë në proces verifikimi dhe 10 ankesa janë në proces hetimi disiplinor. Ky institucion ka ndërmarrë 34 procedime disiplinore për 58 gjyqtarë nga të cilët për tre ka propozuar shkarkim, për pesë të tjerë ulje page dhe për një rast vërejtje publike.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka miratuar 34 vendime për vazhdim hetimi disiplinor, me anë të të cilave janë hetuar shkeljet e pretenduara ndaj veprimtarisë së 58 magjistratëve (58 gjyqtarë). Nga këto 34 hetime disiplinore, 9 prej tyre kanë përfunduar me kërkesë për procedim disiplinor, që të 9 magjistratë gjyqtarë. Masat disiplinore të propozuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë ishin “Shkarkim nga detyra”, për 3 gjyqtarë; “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40% për një periudhë jo më të gjatë se një vit” për 5 gjyqtarë dhe për 1 gjyqtar u propozua masa disiplinore “Vërejtje publike”.

Për këto kërkesa, Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka pranuar pjesërisht kërkesën për shkarkim nga detyra për 1 gjyqtar, duke vendosur për të një masë të ndryshme disiplinore, ndërsa 2 rastet e tjera janë mbyllur pa vendim. Sipas ILD-së, për 5 rastet kur është kërkuar ulje page, KLGJ ka pranuar 2 dy kërkesa ndërsa 3 procedime i ka pezulluar për shkak të procesit të rivlerësimit. Për një gjyqtar për të cilin ishte kërkuar masa “Vërejtje publike”, KLGJ ka vendosur pezullim për shkak të procesit të rivlerësimit.

Shqyrtimi i stokut ka nxjerrë në pah procedurat e paplota te ndjekura nga organet e mëparshme si KLD, për trajtimin e këtyre ankesave.

Poll

MOS HUMB