Aktualitet

Qytetarët rrëfejnë panikun nga zjarri në QSUT: Mezi nxorrëm mamin nga shkallët

Ata rrëfejnë se janë zgjuar nga telefonata që kërkonin ndihmë dhe kanë shkuar me urgjencë pranë QSUT-së.

F.m
Qytetarët rrëfejnë panikun nga zjarri në QSUT: Mezi
Qytetare

TIRANË- Zjarri që përfshiu urgjencën e Spitalit Universitar “Nënë Tereza”ka qenë mjaft traumatike për shumë qytetarë që kanë pasur familjarët e tyre të shtruar në këtë pavion. Ata rrëfejnë se janë zgjuar nga telefonata që kërkonin ndihmë dhe kanë shkuar me urgjencë pranë QSUT-së.

“Më mori mami në telefon në 5 të mëngjesit më tha ‘ka rënë zjarr’, e mora bashkë me motrën e zbritëm nga shkallët nuk kishte as karrocë as barrelë dhe ashensorët nuk punonin,”- tregon njëri prej tyre për Top Channel.

“Kam të afërmen këtu nuk po më përgjigjet në telefon”, tha një tjetër.

“Dëgjova sirena në mëngjes u shqetësova. Në orën gjashtë pashë pacientët që dolën jashtë tani po shkoj të vizitoj të afërmen”, tregon një tjetër qytetare.

“Skandal të bjerë zjarri në spital”, thotë dhe dikush më tej.

Kati minus 1 i pavionit të Urgjencës u përfshi nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike e një baterie të njërës prej pajisjeve. Tymi toksik u përhap në të gjithë pavionin dhe solli evakuimin e detyrueshëm të të gjithë pacientëve. Nga ngjarja nuk pati të lënduar.

Poll

MOS HUMB