
TIRANË-Sot i është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit më të madh shqiptar Ismail Kadare. Por si duket as vdekja e të madhit Kadare nuk i ka shkrirë akujt mes kryeministrave Rama dhe Kurti, aq sa t’I japin dorën njëri-tjetrit.
Kryeministri i Kosovës bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe presidentin Vjosa Osmani dhe shumë deputetë të Kosovës ishin ndër të parët që erdhë në sallën TKOB për homazhe. Rama erdhi më vonë, bashkë me gruan. Në dalje ata ishin njëri pas tjetrit dhe ndërsa arkëmorti me trupin e Kadare po shkonte në drejtim të varrezave, Rama u takua me Konjufcën dhe Osmanin, por jo me Kurtin, që dukej i ngrysur gjithë kohën. Siç duket dhe në foton e mëposhtme Rama dhe Kurti nuk janë takuar, aq sa mbanin distancë nga njëri-tjetri.

Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur është ndarë nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ai konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ku shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij është shtrirë edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime./ZËRI