
ROMË- Kompanitë e kontrolluara nga influencuesja italiane e modës Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro (1.18 milionë dollarë) për mashtrimin e klientëve mbi donacionete bamirësisë. AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Kjo pasi vitin e shkuar ëmbëlsira tradicionale italiane për festat e fundvitit, Pandoro, me mbi 9 euro. Çmimi i zakonshëm është nën 4 euro.
Sipas autoritetit antitrust të Italisë (AGCM), reklamat dhe çmimet më të larta i mashtronin konsumatorët duke i bërë të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në kërkimet që po zhvilloheshin për kancerin e kockave në Torino. Por Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro Ferragni, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet bamirëse.
"Kompanitë e lidhura me Ferragni-n nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro për iniciativën e markës dhe për aktivitetet e ndërlidhura promovuese,"-bënë me dije autoritetet.
Pavarësisht pretendimeve të Ferragnit dhe të kompanisë së ëmbëlsirave Balocco, sërish shteti ndërhyri dhe vuri pikat mbi "i'. Gjë që deri më sot nuk ka ndodhur në vendin tonë. Shembulli konkret që po denoncon ZËRI me marketingun mashtrues të kompanisë Ritello nuk kanë zgjuar nga gjumi asnjë institucion. As Policia dhe as Prokuroria nuk po heton mënyrën sesi një kompani u hyn qytetarëve në shtëpi në mbrëmje dhe u "shet" një produkt duke mashtruar. Viktimat janë kryesisht të moshuar që as nuk e dinë çfarë firmosin, por e nesërmja i gjen me një mesazh në telefon ku u njoftohet se kanë marrë një kredi tek "Iute". ZËRI ka marrë denoncime të ndryshme për telefonata që fusin në kurth qytetarë duke u premtuar dhuratë një pastrues ajri, por edhe për këtë të fundit duhet të paguajnë locionin që kushton 54 mijë lekë të vjetra. Pra nuk marrin asgjë falas.
-
-
SAGA-RITELLO/ Ky është formulari që zhyt klientët tek Iute Credit
12 Dhjetor, 20:04 -
E teksa ZËRI denoncon ditë pas dite me fakte ankesat e qytetarëve të mashtruar, të cilëve çdo ditë që kalon u shtohet borxhi për të paguar në bankë, institucionet përkatëse heshtin. Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë në fjalë, ndaj edhe ZËRI vijon me denoncimet. Nëse, për aryse që nuk dihet, shteti nuk vepron dot; të paktën të edukojmë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve./ZËRI