Aktualitet

“Rejdin e njohim”, plagosja e dy vëllezërve në Durrës, policia në kërkim të autorit. Çfarë fshihet?

Dyshohet se përveç Furxhiut, në plagosje ka qenë i përfshirë dhe një person tjetër

E.K
“Rejdin e njohim”, plagosja e dy vëllezërve në
Foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku u qëlluan me thikë dy vëllezër. Policia është ende në kërkim të autorit të kësaj ngjarje, shtetasit Rejdi Furxhi, 37-vjeç.

Ai plagosi me thikë dy persona, vëllezërit Marvin dhe Klajdi Bashhysa, përkatësisht 38 dhe 35 vjeç. Të dy ata janë shtruar në spitalin e Durrësit, ku ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ata kanë marë plagë, njëri ne mushkri dhe tjetri në krah.

Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, dy vëllezërit kanë treguar dinamikën e ngjarjes, por nuk kanë pranuar të japin arsyet e konfliktit të tyre me Furrxhiun. 

“Ishim në lokal. Në një moment, më pas erdhi edhe Rejdi. E njohim. Aty filluam të konfliktoheshim”, kanë thënë për hetuesit dy vëllezërit. Policia, krahas kërkimeve për arrestimin e autorit Rejdi Furxhi, po punon për të sqaruar motivin e konfliktit mes tij dhe dy vëllezërve.

/ZËRI 

 

Poll

MOS HUMB