Aktualitet

Rënie temperaturash dhe dëborë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë

F.I
Rënie temperaturash dhe dëborë, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Paraditen e sotme moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800metër.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herëpasherëshme me kthjellime. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 13°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit./ZËRI

Poll

MOS HUMB