Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Peshkopi e Bulqizë, bllokohen fshatrat dhe rrugët nacionale

Edhe pse bashkia ka ndërhyrë për hapjen e rrugëve rurale të njësive administrative e kanë pas të pamundur ti hapin rrugët kjo për faktin edhe të mungesës së borëpastrueseve në bashki.

F.I
Reshje të dendura dëbore në Peshkopi e Bulqizë, bllokohen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DIBËR-Reshje bore kanë përfshirë edhe qarkun e Dibrës. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar,  trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës ka arritur rreth 20 cm, ndërsa në zonat e thella varion deri në 40 cm.

Për pasojë janë bllokuar fshatrat e njësive administrative të bashkisë Bulqizë. Edhe pse bashkia ka ndërhyrë për hapjen e rrugëve rurale të njësive administrative e kanë pas të pamundur ti hapin rrugët kjo për faktin edhe të mungesës së borëpastrueseve në bashki.

Probleme janë hasur edhe rrugët nacionale mesditën sotme, ku reshjet me stuhi të fortë po bllokojnë shpeshherë aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në drejtim të Peshkopisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB