
foto ilustruese
TIRANË- Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore. Probleme janë shfaqur në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë, ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas ARRSH grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë shiu dhe dëbore për pastimin e akseve. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Nërkohë ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Poll