Aktualitet

Reshjet e dëborës bllokojnë 300 persona në Qafë Murrizë

Qytetarët në Qafë Murrrizë, që aktualisht ndodhen të bllokuar në mjete bëjnë apel për ndihmë ndaj autoriteteve.

F.m
Reshjet e dëborës bllokojnë 300 persona në Qafë
Dëborë

DIBËR- Rreth 300 persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Mjetet janë bllokuar në të dyja akset, në Qafë Murrizë, një rrugë që në momentin që kanë nisur reshjet e dëborës, është bërë totalisht e pakalueshme. Qytetarët në Qafë Murrrizë, që aktualisht ndodhen të bllokuar në mjete bëjnë apel për ndihmë ndaj autoriteteve.

Në Shqipëri ka ardhur dimri zyrtarisht. ARRSH-ja njoftoi se qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Trashësia e borës në Dibër është mbi 20 centimetër. Në qarkun e Kukësit, 30 cm. Disa njësi administrative kanë mbetur pa energji elektrike. Akset më problematike që këshillohet të kalohen me zinxhirë janë: Dushaj- Sheshi i Trageteve – Lekbibaj; Qafë Thore; Ura e Zapotit – Shishtavec; Vau i Dejës – Pukë – Kukës; Fushë Arrëz - Qafë Mali – Kukës; Bajram Curri – Valbonë; Ura Bujan. 

Poll

MOS HUMB