Aktualitet

Reshjet e dendura/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi, Gramshi dhe rrethinat e Fierit

Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas, si dhe rrethinat në Fier.

F.I
Reshjet e dendura/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi, Gramshi dhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Reshjet intensive të ditës së sotme kanë lënë pa energji elektrike zonën e Libofshës dhe fshatin Qenas, si dhe rrethinat e tij në Fier.

Bashkia Kukës gjithashtu ka mbetur pa energji elektrike. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në furnizimin me energji elektrike në zonën e Gramshit. Pa energji rreth 200 abonentë në fshatrat Kukur, Rovje dhe Vreshtaz. Ndërkohë në fshatrat malore të Librazhdit trashësia e dëborë ka arritur në 20 cm. 

Poll

MOS HUMB