
BULQIZË- Është riaktivizuar ditën e sotme, 8 gusht, një vatër zjarri në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizë.
Vetëm pak ditë pasi ishte bërë e mundur shuarja e këtyre flakëve, ato janë rindezur duke rrezikuar një masiv pyjor me pisha shekullore. Autoritetet lokale në Bulqizë janë nisur drejt vatrës së zjarrit për të bërë të mundur fikjen të saj .
Ndërkaq, policia e Dibrës nuk ka ende asnjë person të ndaluar për këto zjarrvënie që deri tani kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse kjo vatër ëahtë rindezur qëllimisht apo nga vatrat e mëparshme./ ZËRI