Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës

Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. 

F.I
Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës
FOTO ILUSTRUESE

KORÇË- Prej mëngjesit të sotëm nga Qafë Thana, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të juglindjes janë prekur nga reshjet e dëborës e cila ka sjellë vështirësi të qarkullimit të automjeteve në akset kombëtare.

Aktualisht nuk ka asnjë problematikë nga rreshjet, rrugët janë të hapura por autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve që duhet të bêjnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë në zonat e prekura nga rreshjet. 

Puna për pastrim dhe kriposje ka nisur prej mëngjesit në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, Grabovicë e në çdo aks të qarkut të prekur nga dëbora për largimin e saj nga rruga dhe gjithashtu për kriposjen. Çdo segment po mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë që këtë mëngjes rreshjet e dëborës janë prezente edhe në qytetin e Korçës. Nuk ka probleme me reshjet e borës./ZËRI

Poll

MOS HUMB