Aktualitet

Rinas/ Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 mijë paund të padeklaruara, nën hetim 36-vjeçari

36-vjeçari, i cili po vinte nga Londra u ndalua në Rinas.

k.m.
Rinas/ Tentoi të hynte në Shqipëri, me 31 mijë paund të
Paratë e sekuestruara

RINAS- Një 36-vjeçar i cili tentoi të hynte me Shqipëri me 31 mijë e 700 paund të padeklaruara do të hetohet në gjendje të lirë. 36-vjeçari, i cili po vinte nga Londra u ndalua në Rinas. Po ashtu, të riut iu sekuestruan edhe paratë si provë materiale.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin që vinte nga Londra, A. H., 36 vjeç, të cilit nga kontrollet, iu gjetën në çantën e shpinës dhe në atë të brezit, 31 700 paunde që synonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB