Aktualitet

'Gërdeci'/ Dëshmojnë ish-punonjës: Kanë rënë zjarre disa herë! Mediu: 0 përgjegjësi!

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Kol Lekgjonaj tha se kryetari me mbiemër Hoxha i kishte kërkuar që të vendoste çmimet për demontimin e fishekëve.

k.m.
'Gërdeci'/ Dëshmojnë ish-punonjës: Kanë
Fatmir Mediu

TIRANË- Rinis seanca për dosjen "Gërdeci"! Sot, trupa gjykuese e GJKKO-së ka dëgjuar dëshmitarët e Gërdecit. Për disa orë me radhë, dëshmitarët kanë treguar se çfarë ndodhte në repartin e demontimit. Sot dhanë shpjegime inxhineri Ismet Devolli; financieri Kol Lekgjonaj; Qemal Mema, punonjës i fabrikës; Murat Zguri, shofer kamioni; Julian Pand, punonjës; Petrit Behari, ushtarak; Begator Mane, roja i kompanisë dhe Agim Vrana, shefi i kompanisë. Punonjësi Julian Pando tha se kishte pasur edhe raste të tjera të zjarrit në fabrikën e demontimit të armëve, të cilat i kanë fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ndërsa ditën e shpërthimit tha se askush nuk kishte tentuar që të fikte zjarrin .Në dëshminë e tij para togave të zeza, Kol Lekgjonaj tha se kryetari me mbiemër Hoxha i kishte kërkuar që të vendoste çmimet për demontimin e fishekëve. Ndërsa shtoi se Ministria e Mbrojtjes kishte përgatitur një strategji për demontimin dhe ishte ngritur bordi i demontimit. Të tjerë kanë folur për procesin e demontimit. Megjithatë, kjo nuk do të jetë seanca e fundit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi më 16 nëntor do të pyeten 7 dëshmitarët e radhës.

DËSHMITË NË SEANCËN E SOTME GJYQËSORE:

Punonjësi Julian Pando: Më punësoi Dritan Minxolli. Puna ime ishte të mblidhja barutin. Isha përgjegjës i një grupi. Nuk duhet të lija shumë barut në shesh. Përgjegjësi im ishte Veiz Muça. Muri ishte e vetmja makineri që kishim. Në fazën e parë, baruti mblidhej me kova, në fazën e dytë me thasë. Na porositën të kishim kujdes gjatë fazës së parë. S’kishte orar për grumbullimin e barutit, vetëm kur bëhej sasia. Ishte orar dreke, nuk e pashë si ndodhi, pashë flakën e u largova. Ish ushtarakët na porosisnin të kishim kujdes, se ishte e rrezikshme. Kishim fikëse dore zjarri, të mëdha e të vogla. Nuk kisha bërë trajnim. Ka pasur më herët zjarr, e kemi fikur me fikëse zjarri dhe ujë. Ditën e shpërthimit nuk pashë njeri që të tentonte të fikte zjarrin, atë ditë kishte më shumë barut se ditët e tjera. Kishte karroca dore që transportohej baruti. Nuk e di si bëhej transporti. Zjarret e vogla shkaktoheshin nga përplasja e gëzhojave, ndaj s’duhet të kishte barut në tokë. Flaka ditën e shpërthimit ishte e madhe, nuk menaxhohej me ujë dhe fikëse. Thashë, kjo flakë nuk shuhet. Sasia e predhave ishte më e madhe sesa kapaciteti i punëtorëve. Nuk kisha kontratë.

Kol Lekgjonaj: Shkoja vetëm nëpër mbledhje. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit. Nuk kam firmosur asnjë shkresë. Duhet të vendosja çmimin për demontimin por nuk kam rënë dakord. Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept. Unë nuk kam rënë dakort për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte. Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar. Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit

Avokati i Mediut, Henrik Ligori: 3 uzinat kanë dalë me humbje 244 mln lekë. Kërkojmë që dëshmitari Kol Lekgjonaj të procedohet për dëshmi të rreme.

Qemal Mema: Më punësoi Dritan Minxolli. Çmontoja fishekët, kishte rrezikshmëri në demontim. Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba. Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në spitalin ushtarak. Ai thotë se ishte 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit. Në dysheme kishte shumë barut në formën e një rrethrrotullimi. Nuk jam trajnuar dhe nuk kam pasur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thanë se jam i siguruar, por lekët i merrja në dorë. Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos lëviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka

Inxhineri Ismet Devolli: Nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot. U thashë që kostot nuk i nxjerrim dot ne. Unë kam punuar në ministrinë e Mbrojtjes nga viti 1966-1967. Por nuk kisha eksperiencë për demontimin. Ministria e Mbrotjes përgatiti një strategji për demomnimin, shkresa përcaktonte disa çmime të papërfillshme. por kjho shkresë nuk kisgte firmë, vulë apo të dhëna. Sekretari na dha 'nxirrni kostot e fishekëve'. Në grup kisha një inxhiner dhe 2 oficerë. Na thirri në zyrë Sekretari i Përgjithshëm. 4 anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve. Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit. Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kosotot e shpenzimeve.

Pas përfundimit të seancës së sotme, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e “Gërdecit” ka dhënë një mesazh. Mediu ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sërish ai përsërit thirrjen e tij se nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi teksa mbante detyrën e ministrit, nuk e ka shkelur ligjin për asnjë moment. 

DEKLARATA E PLOTË:

Këto ditë, por veçanërisht sot, pas seancës gjyqësore, ka patur një interesim të medias që duan të njihen me vlerësimin tim për procesin me aktakuzën e shpërdorimit të detyrës më çështjen e Gërdecit. Nuk ka asnjë interes politik, proces, shpërblim apo ndëshkim që zhbën tragjedinë, ku humbën jetën 26 persona dhe kjo ka qënë arsyeja që kam dhënë dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes. Por drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re. Deri tani, procesi gjyqësor kundër meje është përqendruar tek dëshmitë e familjarëve që kanë humbur të afërmit apo ish të punësuarve, specialistëve ish-ushtarakë në fabrikën e Gërdecit. Dëshmitarët janë thirrur nga akuza, por, deri tani, asnjë dëshmitar nuk ka bërë qoftë edhe dëshminë më të vogël kundër meje. Dëshmitarët e akuzës kanë provuar se nuk kam patur asnjë lidhje me zbatimim e procesit. Ata kanë pohuar se nuk kam qenë kurrë në fabrikën e demontimit apo të kem pasur lidhje, qoftë edhe spontane me ata që janë marrë me këtë proces. Zero përgjegjësi! Sepse si Ministër i Mbrojtjes nuk kam shkelur ligjin, nuk kam favorizuar askënd, kam respektuar opinionin e ekspertëve ushtarakë, dhe Shefit të Shtabit. Në detyrën time jam drejtuar nga interesi publik shtetëror, jo nga interesi privat. Në lidhje me (pa)ligjshmërinë e procesit dua të vë në dukje se drejtësia nuk mund të bëhet kurrë e tillë, kur qëllimi i saj bëhet politika apo manipulimi i opinionit publik dhe jo zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës. Për këtë do të kemi rast të flasim më gjatë një herë tjetër. Jam i vendosur të mbroj vendimet e mia të drejta dhe të ligjshme.

Tragjedia që la pas 26 viktima

Mesditën e 15 marsit të vitit 2008 vendi do të tronditej nga një shpërthim i fuqëishëm në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Shpërthim që la pas 26 viktima, mes tyre dhe fëmijë, dhjetëra të plagosur rëndë dhe qindra të lënduar. Për shkak të shpërthimit të fortë 3000 banesa u shkatërruan ndërsa dhjetra banorë vuajnë ende sot pasojat e atij shpërthimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB