ITALI- “Është hera e parë që trafikantët e qenieve njerëzore më kërcënojnë me vdekje”. Kështu deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni në një intervistë në emisionin Porta a Porta, të transmetuar në Rai1. Meloni ishte e ftuar edhe në programin tjetër të drejtuar nga Bruno Vespa, Pesë minuta. Në të dy programet Meloni trajtoi çështje të ndryshme, pork ryesisht marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët dhe tha se është hera e parë që i ndodh diçka e tillë. Sipas saj, e gjithë kjo vjen pasi përmes kësaj marrëveshjeje, të gjithë trafikantët e qenieve njerëzore do të mbeten ‘pa punë’.
“Jam i bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi i bllokimit të emigrimeve të parregullta. Kontrabandisti e gjen veten jashtë kufijve evropianë,”- tha ajo.
“Disa ditë më parë pati një deklaratë surreale të Këshilli i Evropës, i cili tha se policia italiane është raciste, prandaj një gjyqtar mund të argumentojë lehtësisht se edhe Italia e sotme nuk është një vend i sigurt,”- u shpreh Meloni.
Kryeministrja zgjodhi edhe ironinë për të shpjeguar tezën e saj, në fakt ajo vazhdon duke thënë: “Për hir të mirësisë. Mund të zgjidhë disa probleme, do ta bëj kërkesën së shpejti sepse edhe në Itali kemi disa probleme në disa territore të kufizuara, duke ndjekur këto arsyetime”.
Sipas interpretimit të dhënë nga Gjykata e Romës, emigrantët e transportuar në Shqipëri, nuk mund të riatdhesoheshin në Egjipt dhe Bangladesh, sepse një vend mund të konsiderohet i sigurt vetëm nëse është i sigurt në të gjitha fushat e tij.
Madje, kryeministja ngre një tjetër shqetësim: Kur themi se Bangladeshi nuk është një vend i sigurt, flasim për 180 milionë banorë, të cilëve u themi ejani në Itali: cila qeveri do ta qeverisë? Mendoj se për disa objektivi është parandalimi dhe ndalimi i emigracionit të parregullt”.