Aktualitet

'E morën në një 'Benz'/ Rrëmbehet e reja në Kombinat, telefonata që alarmoi Policinë

Telefonuesi që ka dhënë alarmin në Komisariatin nr.6 ka rrëfyer se vajza është marrë me forcë nga rruga dhe se brenda në makinë ishin edhe 2 vajza të tjera.

k.m.
'E morën në një 'Benz'/ Rrëmbehet e reja
Foto ilustruese

TIRANË- Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit. "Ora Neës" raporton se një vajzë është marrë peng me forcë në makinë në zonën e njohur si “Rruga e Qelqit” në Kombinat.

Telefonuesi që ka dhënë alarmin në Komisariatin nr.6 ka rrëfyer se vajza është marrë me forcë nga rruga dhe se brenda në makinë ishin edhe 2 vajza të tjera. Deri më tani, Policia ende nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen që raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme, megjithatë është mësuar se kontrollet në zonë për gjetjen e mjetit "Benz" kanë nisur./ZËRI

Poll

MOS HUMB