
TIRANË- Dita e sotme do të jetë me mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare. Më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Pritet rritje graduale e temperaturave. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./ZËRI