Aktualitet

Rrjeti ndërkombëtar i prostitucionit në Durrës/ Arrestohen 2 persona, procedohen 3 të tjerë, merrnin me qira apartamente në qytet

Hetimet kanë zbuluar se shtetaset e huaja kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës dhe të Plazhit në Durrës, ku i kishin përshtatur ato për ushtrimin e prostitucionit.

l.k
Rrjeti ndërkombëtar i prostitucionit në Durrës/ Arrestohen 2
Momente nga arrestimi

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që shtytëzonte apartamente për prositucion në qytetin bregdetar.

Pjesë e këtij grupi ka qenë dhe një shtetase nga Armenia, e cila mësohet se është dhe organizatorja e këtij aktiviteti. Ajo akuzohet për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Po ashtu, gjatë operacionit u proceduan penalisht tre shtetas shqiptarë dhe një shtetase nga Peruja, e identifikuar si një 22-vjeçare, për veprën penale të prostitucionit.

Hetimet kanë zbuluar se shtetaset e huaja kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës dhe të Plazhit në Durrës, ku i kishin përshtatur ato për ushtrimin e prostitucionit. Gjatë aksionit, kur forcat speciale kanë ndërhyrë, dy vajzat nuk kanë pranuar të hapin dyert, por ato janë hapur më pas me ndihmën e Shërbimit Zjarrfikës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet faza e 13-të e operacionit policor të koduar “STORM”.

Kishin marrë me qira dy apartamente në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i shfrytëzonin për prostitucion.

Vihet në pranga një shtetase nga Armenia, si organizatore, si dhe procedohet penalisht një shtetase nga Peruja për prostitucion.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, të cilat më pas u hapën me ndihmën e punonjësve të Shërbimit Zjarrfikës.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe 3 shtetas shqiptarë për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale,  finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB