Aktualitet

Salmoni i infektuar nga Serbia mbush supermarketet shqiptare, AKU hesht!

Ky produkt është importuar nga Serbia dhe është tregtuar në pako prej 50 gramë, 100 gramë, 200 gramë dhe 300 gramë.

k.m.
Salmoni i infektuar nga Serbia mbush supermarketet shqiptare, AKU hesht!
Salmoni

TIRANË-  Nga muaji qershor deri në korrik 2025, qytetarët shqiptarë kanë konsumuar salmon të kontaminuar me baktere. Lajmin e ka bërë me dije në një artikull të publikuar "OraNews". Sipas informacioneve në vendin tonë janë importuar 1040 copë salmon që janë shitur në supermarkete edhe pse ishin të infektuar nga “Listeria monocytogenes”.

Ky produkt është importuar nga Serbia dhe është tregtuar në pako prej 50 gramë, 100 gramë, 200 gramë dhe 300 gramë.

Salmoni i infektuar nga Serbia mbush supermarketet shqiptare, AKU hesht!
Fotoja e produktit

Pas njoftimit për prezencën e bakterit “Listeria monocytogenes” në salmon është bërë tërheqja nga tregu e produktit, por pjesa më e madhe e këtij malli të importuar ishte blerë dhe konsumuar. Teksa super-marketet njoftojnë qytetarët që të kthejnë produktin, nëse ende nuk e kanë konsumuar, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga instancat përkatëse. Edhe për këtë çështje, nga ana e Autoritetit të Kontrollit Ushqimor është zgjedhur heshtja. 

Por çfarë është “Listeria monocytogenes”?

Ky bakter shkakton infeksion serioz, simptomat e të cilit janë: - Temperaturë të lartë; - dhimbje koke; - marrje mendsh; - humbje ekuilibri;- ndërsa te gratë shtatzëna mund të shkaktojë lindje të parakohshme, ose infeksion të rëndë te foshnja.

Ndërkohë edhe pse e ka detyrim ligjor publikimin e këtij informacioni për konsumatorët,  AKU nuk ka bërë asnjë njoftim. Ndoshta janë të "zënë" pasi një javë më parë, ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural Anila Denaj ndau me ta  vendimin për të ndërprerë inspektimet në terren dhe për të nisur një rivlerësim të plotë të trupës inspektuese./ZËRI

Poll

MOS HUMB