Aktualitet

Samiti Evropian Politik më 16 maj, Rama konferencë të përbashkët me kryeministrin e Danimarkës (AGJENDA)

Ceremonia hapëse do të nisë në orën 11:00, ndërsa pas 45 minutash do të mbahet seanca e parë plenare.

I.F
Samiti Evropian Politik më 16 maj, Rama konferencë të
Foto ilustruese

TIRANË- Më datë 16 maj në Tiranë do të mbahet Samiti Politik Evropian. Pritet që samiti të zgjasë gjatë gjithë ditës, ndërsa është zbuluar edhe agjenda e Komunitetit Politik Evropian e cila do të mbahet më 16 Maj. Ceremonia hapëse do të nisë në orën 11:00, ndërsa pas 45 minutash do të mbahet seanca e parë plenare. Sipas agjendës pas drekësh do të zhvillohen takime bilaterale mes liderëve dhe në orën 18:30 kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët me homologun e tij të Danimarkës, Mette Frederiksen.

agjenda e Plotë:

10:00: Arritjet dhe pritjet

11:00: Ceremonia hapëse

11:30: Foto familjare

11:45: Seanca e parë plenare

13:00: Dreka

14:30: Mbledhja në tryeza tematike

15:45: Takime bilaterale midis krerëve të delegacioneve

17:30: Mbyllje e seancës plenare

18:30: Konferencë e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryeministrin e Danimarkës, Mette Frederiksen, i cili është edhe pritësi i radhës i këtij samiti.

Po ashtu, në kuadër të Samitit Politik Evropian Policia e Shtetit ka lajmëuar se do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit nga ora 06:00 deri më 18:00. Rrugët kryesore do të bllokohen, ku automjetet dhe këmbësorët nuk lejohen të qarkullojnë në zonën ku do të zhvillohet Samiti.

Rrugët që do të bllokohen:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”./ZËRI

Poll

MOS HUMB