Aktualitet

Sapo kishte lënë shërbimin, vdes në aksident në "Rrugën e Kombit" polici

Përplasja ka qenë fatale për punonjësin e policisë, ndërkohë që makina tip “Benz” me të cilën udhëtonte ka përfunduar tërësisht e shkatërruar.

E.K
Sapo kishte lënë shërbimin, vdes në aksident në
Gëzim Lazri

RUBIK- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, ku ka humbur jetën punonjësi i policisë Gëzim Lazri, efektiv në Lezhë. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se Lazri sapo kishte lënë shërbimin dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij në momentin kur mjeti që drejtonte është përplasur me një makinë të huaj me targa amerikane, që drejtohej nga një shtetas malazez. 

Përplasja ka qenë fatale për punonjësin e policisë, ndërkohë që makina tip “Benz” me të cilën udhëtonte ka përfunduar tërësisht e shkatërruar. Në spital është dërguar dhe drejtuesi i mjetit "Chevrolet", ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po shqyrton shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i mjetit me targa amerikane. Si pasojë e aksidentit në Rrugën e Kombit është krijuar një trafik i rënduar, ndërkohë që qarkullimi është devijuar në rrugën e vjetër.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip "Chevrolet" që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Zëri

Poll

MOS HUMB