Aktualitet

Sekuestrohen 53 mijë euro në Durrës, ishin fshehur brenda furgonit, arrestohet shoferi

Sekuestrohen 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë

E.K
Sekuestrohen 53 mijë euro në Durrës, ishin fshehur brenda
Pjese nga parate e sekuestruara

DURRËS- Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në pikën e kalimit kufitar në portun e Durrësit. 

Sekuestrohen 53 600 euro, 133 shishe me verë, veshje dhe 6 celularë, që u gjetën në 2 automjete, në hyrje të Shqipërisë. Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, drejtues të automjeteve ku u gjetën paratë dhe mallrat.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN se u arrestua shtetasi Gjon Gjoni, si dhe nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit Ervin Qiro dhe Etmond Koçeku.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bashkëpunim me specialistët e Autoritetit Doganor, evidentuan dhe goditën 2 raste të mosdeklarimit të parave dhe/ose mallrave, në këtë pikë të kalimit kufitar.

1.U arrestua në flagrancë shtetasi Gj. Gj., 30 vjeç, banues në Lezhë, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Laprakë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në furgonin që drejtonte 30-vjeçari dhe që kishte shofer alternativ, shtetasin E. K., u gjetën 53 600 euro, 6 celularë dhe disa veshje, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

2.U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Q., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte, u gjetën 133 shishe me rreth 100 litra verë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


/ZËRI 

Poll

MOS HUMB