Aktualitet

Porositi vrasjes e Cacajt në Athinë, sekuestrohen 3 milionë euro pasuri në emër të Ledion Boshnjakut

Prona dhe llogari bankare, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e të dënuarit për drogë në Greqi

E.K
Porositi vrasjes e Cacajt në Athinë, sekuestrohen 3 milionë euro
Prokuroria e Fierit

FIER- Prokuroria e Fierit ka vendosur nën sekuestro pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro, që i përkasin Ledion Boshnjakut. 39-vjeçari rezulton i dënuar në Greqi për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në total u sekuestruan 19 pasuri, të luajtshme dhe të paluajtshme. 6 njësi shërbimi me sipërfaqe totale mbi 1500 m2, 4 apartamente me sipërfaqe totale 464 m2, njëri në Fier, 2 të tjerë në Vlorë dhe më i madhi në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu nën sekuestro u vendosën: 1 garazh në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, 1 papafingo me sipërfaqe 221.8m2 në Selitë, 5 automjete, një lokal në Fier dhe 2 llogari bankare me gati 25 mijë euro në total.

Kush është Ledion Boshnjaku

39-vjeçari Ledion Boshnjaku është arrestuar në vitin 2016 në Greqi për trafik drogë ndërsa hetimet zbuluan se ai ishte dhe porositësi i vrasjes së Edvis Cacajt. Ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2013 në Athinë. Boshnjaku merrej me trafikun e lëndëve narkotike në në lagjen e njohur të Athinës, “Eksarhia”. "E drejta" për të shitur drogën këtu u bë dhe "molla e sherrit" mes Boshnjakut dhe Cacajt. 

Boshnjaku dhe Cacaj drejtonin grupe rivale të trafikut të drogës, kjo i bëri të përballeshin me njëri-tjetrinb. Konflikti i parë mes tyre ishte regjistruar në vitin 2012 në lokalin që Cacaj punonte, ku Boshnjaku e kishte akuzuar se i kishte vjedhur hashash me vlerë 70 mijë euro. Më tej, një tjetër përplasje ndodhi mes tyre në janar 2013 për territorin e shitjes së drogës.Tetativa e Cacajt për të vrarë Boshnjakun dështoi, prandaj ky i fundit mori hak dhe porositi eleminimin e tij. 

Nga hetimi i gjithëanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B. Pasuritë e sekuestruara janë:

1.    5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m²,  77.31 m² me vendodhje në lagjjen “1-Maji” Fier. 

2.    Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m² , me vendndodhje në Fier.

3.    2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”,  Vlorë.

4.    Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m²  me vendondohje në Selitë, Tiranë

5.    Pasuria e llojit “njësi shërbimi”,  me sip.197 m²  me vendndodhje Selitë, Tiranë. 

6.    Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.

7.    5 (pesë) pasuri të luajtshëme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier. 

8.    Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga perosni fizik L.B.    

9.    2  (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.
           
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3,000,000 euro.

Prokuroria Fier po ndjek me prioritet dhe është plotësisht e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në përputhje me ligjin 10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB