Aktualitet

Serat me kanabis në Berat, dosja i kalon SPAK-ut

Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

E.K
Serat me kanabis në Berat, dosja i kalon SPAK-ut
Serat me kanabis ne Berat

BERAT- Dosja për serat e kanabisit që janë zbuluar në Berat i ka kaluar SPAK-ut pasi prokuroria e këtij qyteti shpalli moskompetencën.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Altin Dumani, tha sot para gazetarëve se çështja është strukturuar si “grup kriminal i kultivimit të drogës”. Në 10 nëntor të vitit të kaluar, në fshatin Kutalli të Beratit, u zbulua një fermë kanabisi, ku thahej lënda narkotike.

Në pranga ranë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Dy gratë mes 11 organizatorëve rekrutonin 95 punëtore, të cilat vinin nga qytete të ndryshme për të punuar në serë.

Gjatë operacionit u sekuestrua rreth 875 kg kanabis i tharë, ndërsa u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike.

Sera ku ishte ndërtuar kapanoni ku përpunohej droga ishte në pronësi te Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, ku 95 gratë e punësuara pastronin çdo ditë lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.

Punëtoret të cilat ishin të moshave të ndryshme deri 75 vjeç, thanë se janë punësuar jo në të njëjtën kohë, ku pjesa më e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e tharë vinte me furgon, punëtoret e pastronin e paketonin dhe furgoni sërish e merrte./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB