Aktualitet

Sfida në TikTok i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar

Ai ëndërronte që të bëhej mekanik

F.m
Sfida në TikTok i merr jetën 18-vjeçarit shqiptar
lorenzo pjetrushi

ITALI- Lorenzo Pjetrushi, një i ri shqiptar me banim në Itali, ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa po bënte një sfidë për Tik Tok. Ai hipur në kofanon e makinës që drejtohej nga kushëriri i tij, për të provuar aftësinë e tij për të qëndruar në këmbë, pavarësisht makinës në lëvizje. Por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në asfalt. Kushëriri nga ana tjetër nuk ka frenuar dot dhe e ka shtypur. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar, ndërsa Lorenzo Pjetrushi, ka ndërruar jetë një natë më parë, pas nëntë ditësh që ka qëndruar në gjendje kome në spital. Sfida për të ruajtur balancën mbi makinë, është shumë e përhapur në TikTok, duke i ekzpozuar të rinjtë drejt skenave të rrezikshme. Lorenzo ishte djali i tretë dhe më i vogli i familjes së tij. Ai ëndërronte që të bëhej mekanik.

 

Poll

MOS HUMB