Aktualitet

'Sheiku Durrës' i akuzoi për dhunë, Policia: Na falenderoi kur u lirua

Policia bën me dije se ai është trajtuar konform rregullave dhe se në fund ka falenderuar efektivët për korrektësinë dhe shërbimin që i kanë ofruar.

E.K
'Sheiku Durrës' i akuzoi për dhunë, Policia: Na
Sheiku Durres

DURRËS- Policia ka reaguar këtë të mërkurë pas pretendimeve të ngritura nga Arjan Toçi ose siç njihet me emrin “Sheiku i Durrësit” se është dhunuar nga unifromat blu gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë, pasi u arrestua për posedim dhe shitje të bombolave me azot.

Policia bën me dije se ai është trajtuar konform rregullave dhe se në fund ka falenderuar efektivët për korrektësinë dhe shërbimin që i kanë ofruar.

REAGIMI I POLICISË:

Në lidhje me një video të postuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që deklaron se është dhunuar nga Policia, ju sqarojmë se: Pretendimet e shtetasit Arjan Toçi, që shfaqet në video, nuk janë të vërteta.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, më datë 22.09.2023, dhe më datë 23.09.2023, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Gjatë qëndrimit në ambientet e Bllokut të Sigurisë, shtetasi A. T. është trajtuar konform ligjit dhe të gjitha rregullave sipas Procedurës Standarde Nr. 925, të datës 18.07.2019. Gjatë kohës së qëndrimit në këtë ambient, ky shtetas ka shfaqur sjellje normale dhe kur është larguar nga aty, ka falënderuar punonjësit e Policisë, për korrektësinë dhe shërbimin që i kanë ofruar.

Çfarë deklaronte Arjan Toçi për qëndrim në Bllokun e Sigurisë

Përmes një video të postuar në faqen e "JOQ", Arjan Toçi ose siç njihet me emrin e rrjeteve sociale "Sheiku i Durrësit" deklaronte se ishte dhunuar nga Policia gjatë qëndrimit në Bllokun e Sigurisë. Sipas tij kjo ka ardhur pasi ai u është kundërpërgjigjur efektivëve. 

 


Më tej ai shprehet se nuk ishte e ligjshme që ai të fuste bombulat e azotit në biznesnin e tij por në vend të një reflektimi ai drejton gishtin e fajit tek "spiunët" që sipas tij e paditën pranë autoriteteve.  

Më tej ai shprehet se nuk ishte e ligjshme që ai të fuste bombulat e azotit në biznesnin e tij por në vend të një reflektimi ai drejton gishtin e fajit tek "spiunët" që sipas tij e paditën pranë autoriteteve.  

“Mua në burg më kanë rrahur, në 72 orësh, edhe jam me pasoja, nuk jam mirë. Nuk jam siç kam qenë, ju premtoj. Më kanë rrahur se unë u jam kundërpërgjigjur atyre. Nuk e mbaj mend se çfarë më kanë bërë, por më kanë bërë masakër. Nuk ishte e drejtë që unë ti fusja ato sende të paligjshme tek dyqani im, por fatkeqësisht spiunat bënë të pamundurën të mundur që mua të më kapnin. Më tha gjykatësi, çfarë të bëjnë këto”, shprehet Arjan Toçi./Zëri

Poll

MOS HUMB