
Foto ilustruese
ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë përfshirë në një sherr. Sipas autoriteteve italiane, ata janë përleshur të enjten në qendrën e qytetit.
Mediat italiane raportojnë se autoritetet vendase nuk japin shumë informacione rreth sherrit mes tyre.
Por, mësohet se kanë qenë disa kalimtarë ata që kanë ndërhyrë dhe kanë njoftuar policinë. Ata priten të dalin të hënën para Gjykatës së Vercellit, për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre./ZËRI
Poll