FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR-Klivis Kuçaj është arrestuar nga Policia e Shkodrës. Kuçaj u përfshi në një sherr dy ditë më parë në një lokal në Velipojë ku pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër. Ai u përfshi në atë sherr në Velipojë me familjen Ramazani.
Dyshohet se një natë para ngjarjes, më 7 qershor një grup të rinjsh janë përplasur duke debatuar me njëri-tjetrin ndërsa një ditë më pas ndodhi edhe dhuna ndaj Klevis Kuçaj. Ky i fundit bashkë me disa shokë shkuan tek lokali në Velipojë dhe në atë sherr e sipër dikush ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Ai rezulton i shpallur në kërkim edhe për tentativë vrasjeje. Rreth 2 muaj më përpara Kuçaj dyshohet se ka plagosur një person./ZËRI
Poll
