TIRANË-Ditët e para të 2026 kanë shënuar temperatura të ulëta në gjithë vendin, me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Lagështira në rrugë është bërë edhe burim aksidentesht.
Në Shkodër kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se në akset rrugore me prezencë dëbore dhe ngricash është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore. Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Bashkia Shkodër raporton se reshjet e shiut vazhdojnë në territorin e qytetit, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse disa segmente të rrugës paraqiten me ngrica. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.
Ndërkohë, në Qarkun Kukës, i gjithë territori vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët, të shoqëruara me erë, ndërsa në lartësitë mbi 700 metra ka reshje bore. Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme dhe nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika emergjente.
Rruga e Kombit, në të dyja drejtimet e lëvizjes Kukës – Tuneli i Kalimashit, pAutoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të përshtatin shpejtësinë, për shkak të lagështisë dhe kushteve të pafavorshme të motit.
Ndërkohë reshjet e ulëta dëborës kanë sjellë prezencë të akullit në aksin rrugor Librazhd–Qafë Thanë, veçanërisht në zonën e Dragostunjës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Situata ka rritur rrezikun për rrëshqitje dhe bllokime të përkohshme, sidomos në zonat malore dhe kthesat problematike.