
BULQIZË-Reshjet e dendura të shiut pasditen e djeshme janë shoqëruar edhe me reshje dëborë në lartësinë 300 metra mbi nivelin e detit. Reshje ka patur edhe në njësitë administrative Martanesh si dhe në zonat e thella të njësive Oatren, Trebisht dhe Zerqan duke rrezikuar kështu të mbjellat dhe në frutikulturë.
Ndërkohe reshjet e dëborë kanë sjellë probleme në rrugët që të çon për tek minierat e Martaneshit, Zonën D si dhe Tërnovë, ndërkohë policia i bën thirrje drejtueseve të kenë kujdes dhe të përdorin zinxhirë.
Gjithashtu në akset e Lotit 1, Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh & Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1200 m reshje bore. Në këto akse nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve.
Edhe në qarkun e Kukësit, në zonat malore gjatë natës ka patur reshje shiu dhe në lartësitë 800 m reshje bore. Reshjet e borës kanë përfshirë njësitë administrative si Kalisë, Arrën, Surroj, Bushtricë, Gryk-Çajë, Ujmishtë, Topojan, Shishtavec e Borje. Trashësia e borës në këto zona nuk i ka kaluar 10 cm duke mos sjell probleme në qarkullimin e mjeteve apo izolim të fshatrave. Raportohet se akset rrugore janë të kalueshme dhe se nuk ka probleme me qarkullimin. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjencë./ZËRI