
GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, pasi u zbulua se trafikonin heroinë në ishullin Rodos dhe ua shisnin atë turistëve. Dy shqiptarët, të moshës 22 dhe 38 vjeç janë arrestuar në dhomën e tyre të gjumit, pas një bastisje që u zhvillua në banesën e tyre në mesnatë.
Protothema raporton se në dhomën e gjumit u është gjetur një çantë brenda së cilës ndodhej një pëlhurë e zezë najloni me heroinë me peshë totale 351 gram si dhe një tjetër me peshë 40.9 gram. Gjithashtu u gjet dhe një tjetër pako me peshë 4.24 gram, 5 pako me Xanax, shuma parash 355 euro, një kartë celulari dhe dy celularë në tavolinën e dhomës së ndenjes. Dyshja u arrestua, ndërsa droga dhe sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./ZËRI