Aktualitet

Shisnin kanabis nëpër qytet, arrestohet 24 vjeçari në Durrës, në hetim shoku i tij

Gjatë kontrollit dy të rinjve ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

F.I
Shisnin kanabis nëpër qytet, arrestohet 24 vjeçari në
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi shiste kanabis të ndarë në doza në qytet. Në lidhje me ngjarjen është proceduar edhe një 20-vjeçar. Gjatë kontrollit dy të rinjve ju gjetën dhjetra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në  inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar " Sixteen",  arrestuan në flagrancë shtetasin: M. Xh., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës Si dhe është  proceduar në gjendje të lirë shtetasi Xh. Th., 20 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 16 dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike kanabis  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB